Sistemet e Menaxhimit të Energjisë në Ndërtesa
Kontrolli Qëndror dhe Menaxhimi i Energjisë në Ndërtesa, po kthehen në një nevojë jetike në përpjekjen e ndërmarrjeve moderne për të zvogëluar shpenzimet e energjisë në objektet e saj. Kjo nevojë kërkon funksionimin e duhur, kontroll të plotë dhe zgjidhje fleksibile të cilat mund t’i ofrojë vetëm një firmë e specializuar, me njohuri dhe përvojë në këtë fushë.
Kompania Greke ZARIFOPOULOS SH.A, ka përvojë të gjerë dhe të provuar në projektimin, furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të kontrollit qëndror dhe menaxhimit të energjisë – BEMS, në një numër të madh sistemesh të instaluara në ndërmarrje të ndryshme.
Stafi i kualifikuar dhe me përvojë, së bashku me shumë vite bashkëpunim me liderët botërorë në fushën e BEMS (Honeywell, TREND Control), ofrojnë sistemet tuaja më efektive të Menaxhimit të Energjisë dhe Kontrollit, duke u treguar miqësorë me mjedisin.
” Zgjidhja më e Mirë për Kursimin e Energjisë për çdo instalim, me rezultat “të prekshëm” për biznesin tuaj”.
ZARIFOPOULOS ka zhvilluar zgjidhje BEMS të adaptueshme për çdo mjedis, duke mbuluar një gamë të gjerë të aplikacioneve, si për objekte të vogla dhe të mesme, të tilla si zyra, dyqane, qëndra tregëtare dhe shtëpi, si dhe për aplikimet e një shkallë të madhe dhe shumë të madhe, të tilla si fabrika, magazina, punët publike dhe struktura të veçanta (p.sh. tunele etj.).
Zgjidhjet BEMS nga ZARIFOPOULOS mund të kursejnë shpenzimet e energjisë në masën 10-30% (maturim mesatar të ponderuar të të dhëna krahasuese vjetore për instalim) në çdo aplikacion në të cilin janë përdorur.