Kompania greke ZARIFOPOULOS SH.A themeluar në 1972 me qëllim kryesor projektimin, importimin, furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të mëposhtme:

  • Sigurisë kundër vjedhjes dhe grabitjes
  • Alarm zjarri dhe zbulim të eksplozivëve dhe gazrave toksike
  • Shuarjes së zjarrit
  • CCTV dhe Transferim e telemetri të pamjeve
  • Kontrollit të hyrje/daljeve dhe kohës së frekuentimit në punë
  • Sisteme të Menaxhimit të Energjisë në Ndërtesa.

ZARIFOPOULOS, ndodhet në dekadën e 5-të të suksesit në tregun Grek dhe jo vetëm, numrin e punonjësve dhe të shitjeve, në fushën e mbrojtjes elektronike dhe sistemeve të kontrollit (ICAP), dhe është njohur vazhdimisht si një nga Ndërmarrjet «Diamante të Ekonomisë Greke».

Kompania ka partneritet me kompanitë më të mëdha të sektorëve kryesorë të ekonomisë greke, si sektori bankar, ndërtimi, zinxhirët e shitjes me pakicë dhe supermarketet, etj. duke ndërmarrë me sukses dhe realizuar një numër të madh projektesh të veçanta dhe të vështira, unike në Greqi.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e sigurisë dhe kontrollit të ofruar në të gjithë gamën e sektorit të gjerë publik (ministritë, agjencitë, vendet arkeologjike, muzetë, aeroporte, etj.), vërtetojnë rolin e saj udhëheqës në tregun grek.

Indeksi jashtëzakonisht i lartë i kohëzgjatjes dhe qëndrueshmërisë së këtyre bashkëpunimeve, vulos besimin tek emri-shërbimet e ZARIFOPOULOS SH.A.

Besimi bazohet në një personel shkencor dhe teknik të trajnuar shumë mirë, i cili ka një nivel të lartë njohurish dhe përvoje, por edhe një ndjenjë të thellë të përgjegjësie dhe përkushtim ndaj qëllimeve të korporatës.

Besimi gjithashtu ka “ndërtuar” dhe shpërblehet në mënyrë të përsëritur nga shumë vite bashkëpunimi me kompanitë më të mëdha të sektorit në rang botëror, të tilla si Honeywell, Norbain dhe Tyco.

Kompania ka njëmbëdhjetë (11) degë në të gjithë Greqinë dhe është çertifikuar me Sistemin e Çertifikimit ISO27001:2013, ISO9001:2015, ISO14001:2015ISO45001:2018, dhe nga Organizata Ndërkombëtare e Çertifikimit TUV HELLAS.

ZARIFOPOULOS SH.A është një anëtar i një grupi që ofron shërbime dhe zgjidhje të Integruara të Sigurisë dhe Kontrollit, që përfshin kompanitë e mëposhtme, që shkëlqejnë në fushën e tyre:

  • ZARIFOPOULOS SH.A (Shërbime të Sigurisë dhe Kontrollit)
  • ACON (Sisteme të Shuarjes së Zjarrit)
  • HERMES – Greek Central Station (Stacioni Qendror Grek) (Stacion i Monitorimit Qendror)
  • Brinks Aviation Security Services
  • ZARIFOPOULOS CYPRUS Ltd
  • ZARIFOPOULOS ALBANIA Shpk
  • ZARIFOPOULOS BULGARIA Ltd