Pse është Integrimi i Sistemit kaq i rëndësishëm?

Me qëllimin përfundimtar për të qenë gjithmonë vigjilent mbi Sigurinë, Zjarrin dhe çështjet e Automatizimit, jo vetëm duke u përballur me kërcënimet aktuale, por edhe duke monitoruar zhvillimet teknologjike, është e nevojshme të kesh Shërbime Manaxhimi të Integruar të një cilësie të lartë, infrastrukturë dhe pajisje, në mënyrë që çdo organizatë të jetë në gjendje të lexojë drejtë planet e saj ekzistuese të sigurisë, duke u bazuar në kërkesat aktuale.

Zgjedhja e drejtë e programit kompjuterik për sistemet qendrore dhe të menaxhimit të integruar të të gjithë infrastrukturës së një organizate, mund të mbështesë vendimmarrjen, si në nivel të rregullt – ditor nga Menaxheri i Sigurisë dhe gjithashtu në fushën strategjike në nivelin e administratës, duke rishikuar planet e Sigurisë – Mbrojtjes nga Zjarri, trajnimit të stafit dhe zgjerimit – përmirësimit të pajisjeve.

Në kombinim me mundësinë e sistemit të integruar të ndërtimit të menaxhimit, ka një informim të drejtpërdrejtë të personelit të autorizuar të mirëmbajtjes në rastet e kalimeve kritike të pragut të temperaturës, lagështisë, të dhënave të energjisë, etj.

Për të përmbushur misionin, Integrimi i Sistemeve duhet t’u shërbejë tre (3) fushave kryesore:

  • Konsolidimi i burimeve ” të davaritura” të të dhënave të sigurisë së një organizate, në mënyrë që të shfrytëzojnë në maksimim infrastrukturën ekzistuese, së bashku me investime të reja në infrastrukturën fizike.
  • Sigurimi i proçedurave të duhura që mundësojnë transformimin e të dhënave të mbledhura në informacion të përdorshëm, me koston më të ulët të mundshme. Për këtë qëllim, Integrimi i Sistemeve të Sigurisë duhet të jetë i pajisur me një shkallë të lartë automatizimi dhe të ketë “inteligjencë ndërtuesash” të mjaftueshme në mënyrë që të bëhet menaxhim efikas i një numri të madh ndërtesash nga një zyrë qendrore, me burime të kufizuara, ndihmuar nga disa roje lokale. Si shembull përmendim korrelacionin e automatizuar e një ngjarjeje alarmi nga një video e regjistruar.
  • Mbështetja e sistemeve të menaxhimit të integruar për masën maksimale të veprimeve të mundshme nga ana e strukturave dhe përdoruesit e objektit. Për shembull, përmes platformës së unifikuar njerëzit e duhur me informacionin e duhur do të njoftohen nëpërmjet mjeteve të përshtatshme të komunikimit dhe në kohën e duhur, dhe pastaj është e detyrueshme të mbështetet komunikimi dhe bashkëpunimi mes përdoruesve, operatorëve të ndryshëm dhe adresimi i çdo hapi të ciklit të menaxhimit të ngjarjes të alarmit apo kontrollit të hyrjes, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjeve dhe vlerësimin e rezultateve.

Për më tepër, me platformën e përbashkët të kontrollit dhe ngritjen graduale të sistemeve të pajtueshme, gjeneron infrastrukturë të mjaftueshme për politika të përbashkëta dhe praktika të sigurisë në të gjitha Ndërtesat e Organizatës, duke ndihmuar për të zbatuar veprimet e ardhshme, të cilat janë projektuar dhe çertifikuar nga proçedura të përmirësuara.

Së fundmi, tepria arrihet përmes homogjenitetit / ndërkëmbyeshmërisë së pajisjeve dhe arkitekturës së mbështetur të programit të menaxhimit qendror, për të mbështetur qendra rezervë në të dy nivelet, në atë lokal (rezerva / servera dhe baza të të dhënave të tepërta) dhe në nivel të decentralizuar (faqet e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë).

Me evoluimin e teknologjisë dhe mbështetjes graduale të protokolleve të hapura të komunikimit – ndërveprimin e pajisjeve nga prodhues të ndryshëm, zgjedhja e programit të përshtatshëm për Menaxhimin e Integruar rrit efikasitetin e dëshiruar, duke përmirësuar besueshmërinë e investimeve me kalimin e kohës.

security-systems-consolidation

Zgjidhjet Optimale të Sistemeve të Integrimit në një strukturë, kanë rezultate “të prekshme” për Biznesin tuaj

Kompania Greke ZARIFOPOULOS SH.A, ka përvojë të gjerë dhe të dëshmuar në projektimin, furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e Sistemeve të Menaxhimit të Integruar, me një numër të madh të sistemeve të instaluara në organizata dhe biznese të sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë Banka, Muze, Ambasada, Qendra Tregtare, etj.

Stafi ynë me përvojë dhe i trajnuar mirë, përmes vitesh bashkëpunimi me udhëheqësit botërorë në fushën e Sistemeve të Sigurisë, të Mbrojtes nga Zjarri dhe Automatizimit (Honeywell, HIS, Notifier, Inim, Milestone, Axis, NEDAP, Paxton, Advanced, TREND – Control, Optex, Takex, CIAS), ofron menaxhimin më efikas të integruar të sistemeve tuaja, së bashku me menaxherët e sigurisë dhe të mirëmbajtjes që dalin sipas proçedurave të përshtatura për funksionimin e organizatës / biznesit, me qëllim zbatimin e sigurisë, ruajtjen e burimeve – të energjisë dhe duke respektuar mjedisin.

ZARIFOPOULOS ka zhvilluar zgjidhje të adaptueshme për çdo mjedis, duke mbuluar një gamë të gjerë aplikacionesh, si për objekte të vogla dhe të mesme të tilla si zyra, dyqane, banka dhe shtëpi, dhe për aplikikacione të një shkallë të lartë dhe shumë të lartë në shkallë të tilla si porte detare, aeroporte, fabrika, magazina, punët publike dhe supermarkete – organizata me objekte gjeografikisht të deçentralizuara.

Në mënyrë treguese, ne paraqesim nivele integrimi për prodhues që bashkëpunojnë me Kompaninë tonë: