Plotësoni sigurinë tuaj me Qendrën tuaj të Monitorimt

Instalimi dhe vendosja e një sistemi të sigurisë në zonën tuaj, është kthyer 100% në një mënyrë për të parandaluar çdo shkelje, vetëm duke e lidhur sistemin me një Qendër të Besueshme të Pritjes së Sinjaleve (ARC). ARC është ajo që vazhdimisht monitoron sistemin tuaj për të funskionuar siç duhet dhe që informon autoritetet kompetente, ju dhe të dashurit tuaj, në çdo rast emergjence.

Të ofrojmë zgjidhjet më të mira të Sistemeve të kontrollit dhe të Sigurisë në treg, duke bashkëpunuar me prodhuesit lidër të këtyre pajisjeve në të gjithë botën.
Ne i dëgjojmë klientët tanë dhe ofrojmë zgjidhjet më të mira me risitë më të fundit dhe produkte të reja, gjithmonë në sinkron me zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë.
Me një staf të trajnuar mirë ne e studiojmë çdo rast veç e veç, për të siguruar zgjidhje të arritshme, moderne, afatgjata, të realizueshme.
Klientët tanë, historia dhe projektet që ne ofrojmë janë identiteti ynë dhe garancia e partneriteteve të suksesshme të bazuar në përgjegjshmërinë dhe përpjekjen e vazhdueshme për zgjidhje optimale.

Teknologji të sofistikuar

ZARIFOPOULOS SH.A ka një qendër të sofistikuar të marrjes së alarmeve, HERMES Stacionin Qendror Grek SH.A – Grupi ZARIFOPOULOS – me standarde të larta të funksionimit, teknologjinë më të fundit dhe efikasitetin më të lartë në parandalimin e ngjarjeve të pakëndshme.

Monitorimi i vazhdueshëm

Përveç kësaj, me 24 orë mbikëqyrje, 365 ditë në vit nga Qendra e Pritjes së Alarmeve (ARC) ZARIFOPOULOS, ju jeni në gjendje ta verifikoni një incident (përmes regjistrimeve pamje-video) dhe të parandaloni në kohë reale incidentet (përmes shërbimit inovativ VerifiQation).

Siguri dhe Besueshmëria

Shërbimet e Qendrës së Marrjes së Alarmeve të ZARIFOPOULOS e demonstrojnë në mënyrë të përditshme besueshmërinë e tyre, duke ofruar mbi 20 vjet, besim dhe 100 % siguri në më shumë se 22.000 abonentë.

Mjet thelbësor për çdo profesionist

Në të njëjtën kohë, nuk është rastësi preferenca e një numri të madh instaluesish të sistemeve të sigurisë në Stacionin Qendror Grek të ZARIFOPOULOS, duke qenë se ndër të tjera, shërbimi automatik i dërgimit të të rejave dhe qasja e drejtpërdrejtë në informacionin on-line në bazën e të dhënave ARC, lejojnë kontroll total mbi sistemet e sigurisë në çdo kohë, duke e bërë lidhjen një mjet thelbësor për çdo profesionist në fushën e sigurisë.