ZARIFOPOULOS SH-A, me 45 vjet prani si lider në tregun e sigurisë së Europës Juglindore, ofron siguri absolute për pronën dhe të dashurit tuaj.

Me mënyra që variojnë, nga një alarm i thjeshtë, në një sistem të plotë sigurie me kamera të lidhura me qendrën monitoruese 24-orëshe, dhe madje edhe ruajtje me njerëz, ZARIFOPOULOS garanton sigurinë tuaj, pasi ajo e ka bërë suksesshëm këtë për kaq shumë vite, për 20.000 konsumatorë me pakicë.

Sepse, vetëm ZARIFOPOULOS, me përvojë të gjatë në sistemet e sigurisë profesionale dhe shumë kërkuese për objekte Industriale, Magazina, Banka, Organizata, Biznese, Muze dhe vende të tjera të veçanta, ka një njohuri të plotë të nevojave të secilit objekt, duke ofruar zgjidhje optimale të sigurisë për të gjitha ambientet.

Me staf të specializuar prej 180 personash, 11 degë në të gjithë Greqinë, prani në 3 vende të rajonit (Qipro, Shqipëri dhe Bullgari) dhe produkte – shërbime të dizenjuara posaçërisht edhe për hapësirat më “të vështira” private (Z HOME), kompania ZARIFOPOULOS është në gjendje të përmbushë të gjitha nevojat tuaja të sigurisë.

Përveç kësaj, ZARIFOPOULOS SH.A ofron një gamë të plotë të produkteve në fushën e Mbrojtjes nga Zjarrit (filiali i Acon), kontrollit të hyrje/daljeve dhe Menaxhimit të Energjisë në Ndërtesa (BEMS), për shtëpinë tuaj ose rezidenca të tjera – objekte të magazinimit.

Njihuni me Udhëheqësin në Sistemet e Sigurisë dhe Kontrollit rezidencial dhe profesional dhe gëzoni 100 % siguri!

Kurseni kohë dhe para për kompaninë tuaj, përmes përvojës dhe qëndrueshmërisë së ZARIFOPOULOS SH.A edhe në fushën e shërbimit të pajisjeve elektronike.

Z Service (shërbimi Z) është një shërbim i plotë i vendosur në një zonë të projektuar posaçërisht brenda objekteve të kompanisë i pajisur me personel të specializuar me njohuri dhe përvojë të gjerë në të gjitha sistemet elektronike.

më shumë