Në fushën e Sitemeve e Vezhgimit me Kamera, që është tehu prerës i zhvillimit teknologjik në fushën e sistemeve të sigurisë me sfida të vazhdueshme dhe kërkesa për përmirësim dhe pasurim të vazhdueshëm, ZARIFOPOULOS SH.A përfaqëson – me një marrëdhënie të gjatë dhe të veçantë – Kompanitë e Sigurimit Honeywell (dikur Ademco Video), Norbain Security, Nice Video Security dhe TeleEye.

Sistemet e videos Honeywell Security, operojnë në fushën e sistemeve digjitale CCTV me një seri produktesh që përfshin përtej materialeve konvencionale, pajisje për aplikikacione të specializuara, të tilla si sisteme të verifikimit dhe të çertifikimit të transaksioneve, sisteme të njohjes së targave, manaxhimin e njerëzve nëpërmjet CCTV, sisteme të regjistrimit dhe riprodhimit digjital – video, etj.

Norbain është shpërndarës ekskluziv i produkteve Vista, kompania më e madhe e shitjes së sistemeve CCTV në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu përfaqësues i autorizuar – distributor për produktet e Dedicated Micros, American Dynamics, Pelco, Sony, Arecont Vision, Samsung Techwin, Vivotek, etj.

Produktet e kompanisë TeleEye lejojnë kontrollin nga distanca dhe menaxhimin e pajisjeve CCTV nga kudo, nëpërmjet linjave telefonike PSTN, ISDN, ADSL, rrjeteve TCP / IP (LAN, WAN, Internet), ose rrjetet pa tela (wireless).

Njohuritë dhe përvoja jonë e gjatë, e kombinuar me produktet më teknologjikisht të besueshme dhe të disponueshme në nivel global, garantojnë zgjidhje në përshtatje me nevojat individuale, madje edhe në specifikimet më të vështira.

Aplikacione të tilla, kaq kërkuese të CCTV në një shkallë të gjerë shfaqen në sektorin bankar. ZARIFOPOULOS SH.A i janë besuar më shumë se 2.600 instalime sistemi në Bankat Greke, duke e bërë atë udhëheqës në këtë fushë të tregut.