Përgjatë kohës dhe përpjekjeve për t’u rritur dhe zgjeruar vazhdimisht, Zarifopoulos SH.A është një anëtar themelues i një grupi kompanish qëllimi i të cilit është që të ofrojë zgjidhje të integruara në lidhje me mbrojtjen dhe kontrollin në mediat elektronike dhe gjithashtu në mbrojtjen fizike.

ACON Fire Fighting Equipment Ltd. (ACON Mjete të Shuarjes Shpk)

Kompania është themeluar në vitin 1997 dhe ka një pozitë të rëndësishme në tregun e pajisjeve kundër zjarrit. Objekti kryesor i saj është të marketingu, mirëmbajtja dhe rimbushja e fikseve të zjarrit, aparateve të frymëmarrjes, sistemeve automatike për fikjen e zjarrit (CO2, FM-200, HFC227ea, INERGEN, WET-CHEMICAL) dhe tregtimi i pompave të zjarrit dhe komponentëve të pompave të zjarrit. Në kuadër të shërbimeve dhe cilësisë së nivelit të lartë që ajo ofron, ajo është çertifikuar me ISO 9001: 2000 nga EBETAM SA.

ACON ka objekte magazinimi në Peristeri Attica dhe fabrikë prodhimi në Zonën Industriale të Oinofyta Viotias.

Greek Central Station S.A ( Stacioni Qendror Grek SH.A)

G.C.S.-ja u themelua në vitin 1982 dhe ka stacionin qendror më të madh për marrjen dhe përpunimin e sinjaleve nga sistemet e sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe të kontrollit në të gjithë Greqinë. Kjo kompani paraqet një gjendje të teknologjisë së rrjetit sa i përket artit të komunikimit dhe pajisjet e rrjetit për të kryer këtë mision kompleks. Është gjithashtu një anëtare e Shoqatës Qëndrore për Kompanitë e Pritijes së Sinjaleve (CSAA).

Brinks Aviation Security Services (Shërbimet e Sigurisë së Aviacionit Brinks)

Kompania është themeluar në vitin 1988 dhe qëllimi kryesor i saj është ruajtja dhe kontrolli i objekteve kritike në aeroporte, si dhe ofrimi i shërbimeve të specializuara, si kontrolli i bagazheve përmes pajisjeve me rreze X dhe pajisjeve të modelimit (simulatorë).

 ZARIFOPOULOS CYPRUS LTD

Kompania është themeluar në vitin 2009 me të njëjtin objekt si ZARIFOPOULOS SH.A dhe qëllimin për t’u shërbyer kompanive greke por jo vetem në sektorin bankar, atë të tregtisë dhe industrisë, në Qipro. Kompania është e plotësuar me personel të trajnuar shkencor dhe teknik dhe gjatë ekzistencës së saj 7-vjeçare tashmë ajo ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh bankare dhe private. Kompania, ndër të tjera integron sistem fikje automatike të dedektimit të zjarrit me funksionin e kontrollit qendror të sofistikuar.

ZARIFOPOULOS BULGARIA LTD

Kompania është themeluar në vitin 2007 me të njëjtin objekt si ZARIFOPOULOS SH.A dhe qëllimin për t’u shërbyer kompanive Greke por jo vetem në sektorin bankar, atë të tregtisë dhe industrisë, në Bullgari. Kompania është e plotësuar me personel të trajnuar shkencor dhe teknik dhe gjatë ekzistencës së saj 8-vjeçare tashmë ajo ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh bankare dhe private.

ZARIFOPOULOS ALBANIA SHPK

Kompania është themeluar në dhjetor të vitit 2009 me të njëjtin objekt, si ai i ZARIFOPOULOS SH.A dhe e dizajnuar për t’u kujdesur për kompanitë Greke por jo vetem në sektorin bankar, tregtar dhe industrial në Shqipëri. Kompania ka në staf personel të trajnuar shkencorë dhe teknikë.