ZARIFOPOULOS SH.A ka një pozitë udhëheqëse në fushën e produkteve për shuarjen e zjarrit, prej shumë vitesh tashmë në tregun grek.

Partneritete të qëndrueshme me firma të mëdha ndërkombëtare dhe korporata në të gjithë botën, duke siguruar aftësinë për të ofruar produkte dhe shërbime në këtë fushë, duke iu përgjigjur çdo nevoje, pavarësisht nga rrethanat – veçantitë dhe vështirësitë e instalimit dhe funksionimit të sistemeve shuarse së zjarrit dhe njësive të shuarjes.

Kompania përfaqëson Houses Hygood, Ansul dhe LPG e Tyco-s, ABS dhe KIDDE, disa nga më të mëdhatë në furnizimin e sistemeve të fikjes të zjarrit me gaz nën presion dhe kimikate.

Hygood ofron linjë të plotë të produkteve të mbrojtjes nga zjarri, projektuar dhe prodhuar për të plotësuar nevojat e kërkesës së sektorit të mbrojtjes nga zjarri. Sistemet e shuarjes standarte FM-200, NOVEC, INERGEN dhe CO2 dhe gjithashtu zgjidhjet me shkumë, fikset portabel dhe stacionet, kompletojnë gamën e produkteve të kompanisë.

KIDDE, me mbi 80 vjet eksperiencë në industrinë e mbrojtjes nga zjarri, është një nga kompanitë më të mëdha në zonë, i specializuar në ARGONITE, sisteme të gazit inert, për të mbrojtur një numër të madh të instalimeve në mbarë botën.

Ansul tregton një gamë të produkteve të sistemeve me kimikate të lëngshme për kuzhina dhe automjete, dhe sisteme të shuarjes me shkumë.

Tyco Building Services Products Division (Divizioni i Shërbimeve dhe Produkteve për Ndërtesa i TYCO), ofron një gamë të gjerë të produkteve të mbrojtjes nga zjarri të tilla si të gjitha llojet e impjanteve me ujë (sprinklers) dhe valvulat e alarmit, sistemet “wet & dry”, valvulat e kontrollit “deluge” etj.